Lokale - eSIMy

Edhe një person i kërkuar nga organet e sigurisë është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ani pse s’ka njoftuar për arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

“Rr. Ilir Konushevci, Podujevë 22.10.2021 – 10:50.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë as edhe një detaj tjetër./Llapi.info