Lokale - eSIMy

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri, tha se një javë para zgjedhjeve gjithë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin në Gjilan për mobilizim, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka shtuar se LDK është partia e parë në Gjilan dhe është i bindur se do të dalë fitues në balotazh.

“Gara në Gjilan është duke u bërë mes meje si kandidat i LDK-së dhe një grupi të madh të emrave të tjerë të Vetëvendosjes që kanë zbarkuar në Gjilan, edhe në Anamoravë, jo vetëm në Gjilan. Është e drejtë e tyre legjitime me kontaktu grupe e njerëz dhe me bo oferta”, tha Haziri në T7.

“Në Gjilan u pa se sidomos në javën e fundit angazhimet politike të qeveritarëve dhe eksponentëve kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e kërkuar frymën e 14 shkurtit me këmbëngulësi”, shtoi ai.

Në rundin e parë të zgjedhjeve Lutfi Haziri u rendit i dyti me 18.289 ose 43,81%. I pari u votua Alban Hyseni i VV’së me 18.550 ose 44,43%.