Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nismasocialdemokrate, Xhemaj Hasnai, ka paralajmëruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në këtë Komunë, raporton Llapi.info.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se kanë hasur në parregullsi të shumta gjatë numërimit të votave, ndërkohë që ka shtuar se në 29 vendvotime s’e kanë asnjë votë.
“Nuk është e mundur që në 29 vendvotime ta kemi rezultatin 00. Ne kemi edhe vota të konfirmuara nga familjarët tanë në vendvotime të ndryshme, të cilat janë avulluar nga ana e komisonerëve”, ka shkruar ai pos tjerash.
Postimi i plotë i Hasanit pa ndërhyrje:
Te nderuar qytetare
Me vemendje dhe kujdes te shtuar i kemi percjell te gjitha zhvillimet e KQZ-se prej dites se votimit e kendej.
Pasi kemi pranuar FPR-te dhe FRK-te nga KKZ-ja ne kemi analizuar me kujdes dhe kemi hasur ne parregullesi te shumeta gjate numerimit dhe marrjes se rezultateve.
Prej 111 vendvotime Nisma ka kete gjendje
66 Vendvotime ka vota
29 Vendvotime nuk ka vota
9 Vendvotime nuk duken
7 mungojne.
Nuk eshte e mundur qe ne ne 29 vendvotime ta kemi rezultatin 00. Ne kemi edhe vota te konfirmuara nga familjaret tane ne vendvotime te ndryshme te cilat jane avulluar nga ana e koomisionereve.
Ne nuk do t’i pritim rezultatet perfundimtare por, te henen ne mengjes do ta dergojme ankesen per nje Ri-Numerim te plote te te gjitha vendvotimeve.
Nese deshirojme qe rezultati zgjedhor te jete demokratik dhe ligjitim at`here te shkohet ne Ri-Numerim te plote.
Nisma Podujeve.






