Lokale - eSIMy

Më 14 nëntor pritet të mbahen raundi i dytë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në garë për kreun e Komunës do të garojnë dy kandidatë, të cilët shkuan në balotazh pas rezultatit të së dielës. Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Ekrem Hyseni i LDK-së.

Pikërisht për këtë datë, mërgimtarët llapjanë kanë nisur të mobilizohen, ku për pak orë janë rezervuar 30 bileta. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Faton Blakcori, i cili jeton në Gjermani.

“30 Bileta me EasyJet për 14.11.2021 Berlin Prishtinë vetëm sot u realizuan ✅Vrazhdojmë dhe #bashkëqeverisim”, ka shkruar ai.