Lokale - eSIMy

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka qenë në ceremoninë e 180 rekrutëve të rinj në FSK.

Me anë të një postimi, Osmani është shprehur krenare që po e sheh çdo ditë e më shumë përparimin e FSK-së, shkruan Reporteri.net.

“Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. 180 rekrutë të rinj të FSK-së, tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t`i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani në postimin e saj.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. 180 rekrutë të rinj të FSK-së, tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t`i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja.

Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së.

Ndihem krenare, që që në mesin e rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare, ngase shanset e barabarta në kuadër të ushtrisë sonë gjithnjë janë dëshmi e përparimit të Forcës. Numri i vajzave në FSK duhet të rritet edhe më tej.

Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë, sikurse edhe të aleancës sonë me partnerët e në shërbim të paqes.