Një mashkull ka raportuar në polici se derisa ka qenë në vendin e punës një person i panjohur ia kishte grabitur 400 euro.
Ky i fundit kishte qenë i maskuar e i armatosur dhe nën kërcënim të armës e kishte kryer veprën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rasti.
Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka raportuar për disa raste të ngjashme të vjedhjeve në vendin e punës.






