Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka publikuar një fotografi me familje, pasi që siç ka thënë ai, është përballur me një fushatë të ulët.
Bulliqi në një postim në Facebook, krah familjes, ka thënë se pas kësaj fushate denigruese nga LDK, është mbështetur nga qytetarët, miqtë e diaspora.
Postimi i tij:
Të dashur familjarë, miq, qytetarë të Podujevës dhe mbarë Kosovës
Ditëve të fundit isha në shënjestër të një fushate të ndyrë nga tabori i rivalit politik.
Por, edhe në këto momente, kur u atakova aq ulët, mora përkrahje të madhe nga qytetarët e komunës sonë, miq dhe dashamirë edhe nga diaspora.
Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj për mua dhe familjen time!






