Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdar-Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Ekipet kompetente policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info







