Lokale - eSIMy

Një zjarr ka përfshirë hamulloret në fshatin Konushec të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj, zjarri ka depërtuar edhe në disa pajisje të një shtëpie në këtë anë. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Fsh. Konushevc, Podujevë, 19.10.2021-15:35. Nga persona të panjohur ishte ndezur një hamullore dhe zjarri ka depërtuar në pajisjet e një antene dhe një klime. Lidhur me rastin është intervistuar edhe pronari i tokës. Është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info