Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 11 mijë vota, apo 37,40 për qind për asamblenë komunale, raporton Llapi.info.
Kjo parti do të përfaqësohet nga rreth 12 eventualisht 13 këshilltarë komunalë, derisa pjesa dërrmuese e tyre janë emra të rinj që s’i përkasin legjislaturave të vjetra.
Llapi.info jozyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve më të votuar nga kjo parti, të cilët pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Podujevës. Kësaj liste i ka prirë Florent Hasani, i cili automatikisht ka siguruar vendin në asamble.
Përveç Hasanit, Avni Fetahu, Vigan Salihu, Fitim Mucolli, Artrit Mulliqi, Pajtim Balaj, Fatri Zhitia, Bahri Selimi, Kasib Bashota, Adelina Stublla, Sebastina Vokrri, Qëndresa Gashi-Hajrizi, Donjetë Baliu apo Drita Pajaziti, pritet të jenë kandidatët që do të jenë në asamble komunale.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Ekremi Hyseni i LDK-së prin me 16.451 vota, 113 vota më shumë se Shpejtim Bulliqi i VV-së, i cili ka 16.338 sosh. Në vendin e tretë, sipas rezultateve të KQZ-së, është radhitur Floretë Zejnullahu e PDK-së me 2.422, e pasuar nga Besnik Tahiri me 1.479 vota./Llapi.info






