Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje rreth orës 10:00 të mëngjesit, pasi njëjti ka përzënë nga shtëpia gruan e tij, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se e ka përzënë nga shtëpia gruan kinse kjo e fundit nuk është kujdesuar për nënën e tij.

“Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndroi në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info