Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ku një biçiklitës është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkohë që i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rr. Skenderbeu, Podujevë, 17.10.2021 – 18:20. Është raportuar për një aksident trafiku në mes në veture dhe një biçiklisti me drejtues meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi tjetër i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Llapi.info ka raportuar edhe mbrëmë për këtë aksident./Llapi.info






