Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje do të garojnë edhe një herë në balotazh për kreun e Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në zgjedhjet e së dielës, Ekremi Hyseni i LDK-së prin me 16.451 vota, 113 vota më shumë se Shpejtim Bulliqi i VV-së, i cili ka 16.383 sosh.
Në vendin e tretë, sipas rezultateve të KQZ-së, është radhitur Floretë Zejnullahu e PDK-së. Por, kësaj radhe, kjo parti ka pësuar rezultatin më të dobët. Zejnullahu ka marrë vetëm mbi 2.500 vota.
Ky njëherësh është rezultati më i dobët i Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Vitin e kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, Naim Fetahu ka marrë mbi 4 mijë vota.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Hajredin Hyseni i mblodhi 7.120 vota.

Ndërkaq, në vitin 2013, Naim Fetahu u rendit i dyti me 15 e 231 vota./Llapi.info







