Lokale - eSIMy

Kandidati i VV-së, Shpejtm Bulliqi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, të cilat e çojnë atë në balotazh me Ekrem Hysenin e LDK-së, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebok, kryetari aktual i Podujevës duke falënderuar votuesit dhe aktivistët, ka thënë se Llapi, siç ka thënë ai, nuk ka kohë për kthim prapa.

“Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare. Dëshiroj t’ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivst, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat. Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët. Bashkë do të fitojmë! Bashkë do të qeverisim”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info