Disa parregullsi janë raportuar në ditën e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qytetarët kanë raportuar parregullsi edhe në qendrën e votimi. Ndërkaq, një tjetër person ka raportuar se ka pranuar edhe telefonata.
“Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar. Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info






