Lokale - eSIMy

Qytetarët e Komunës së Podujevës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit në muajin nëntor, pasi kjo komunë zyrtarisht do të jetë na balotazh, shkruan Llapi.info.

Balotazhi do të jetë në mes të Ekrem Hysenit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Shpejtim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të KQZ-së, kur janë numëruar 109 vendvotime nga 111 sa janë gjithsesej, LDK i ka dalë përpara LVV-së.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ka 16 mijë e 327 vota, kurse Shpejtim Bulliqi i VV-së 16.211 vota./Llapi.info