Lokale - eSIMy

Procesi i numërimi të votave në Podujevë po shkon drejt fundit, teksa dallimi mes partisë së parë, VV-së dhe LDK-së, është shumë i vogël, shkruan Llapi.info.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shpejtim Bulliqi ka 14.893 vota, Ekrem Hyseni (LDK) 14.757 sosh. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është e renditur e treta me 2.246, Besnik Tahiri i AAK-së 1.366 vota, Gazmend Islami i Ballit Kombëtar më 221 dhe Xhemaj Hasani i Nismës me vetëm 175 vota.

Simpatizues të dy partive, VV-së dhe LDK-së, janë duke festuar në sheshin e qytetit të Podujevës.

Tashmë është zyrtare balotazh në Podujevë, në mes të Shpejtim Bulliqi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Llapi.info