Mbrëmë dhe sot janë arrestuar në total pesë persona për shkeljen e ligjit të zgjdhjeve.
Sipas Policisë së Kosovës, katër të arrestuar janë nga Rajoni i Gjilanit, kurse tjetri është nga Rajoni i Suharekës.
“Një rast është evidentuar të ketë ndodhur mbrëmë në Rajonin e Gjilanit, më konkretisht në Kllokotë, ku Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve ka marrë veprimet e saja duke ndaluar katër persona. Bëhet fjalë që tre prej tyre kanë qenë të angazhuar në blerje votash”, tha Baki Kelani.
Ligji për zgjedhje përbëhet nga 19 pika, disa prej tyre është fotografimi dhe shitja e votës.






