Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale 2021.
Qytetarët po votojnë për kandidatin që dëshirojnë të zgjedhin t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme, shkruan Reporteri.net.
Një 80 vjeçar nga komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se sot ka votuar dy kandidatë ku përveç dy kandidatëve ka votuar edhe edhe veten.
“Unë i kom votu 3, e kom votu veten që jam gjallë dhe dy kandidatë që kanë qenë”, tha fillimisht 80-vjeçari.
“Nuk muj me ditë se çka i mungon se nuk dalë kërkund, veç deri te dera e oborrit. nuk e di se çka duhet të rregullohet, por veç do me dëgju mirë”, tha 80-vjeçari, transmeton Reporteri.net, derisa shtoi se kurrë më i disponuar nuk ka qenë.






