Lokale - eSIMy

Ka votuar para pak minutash kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, shkruan Llapi.info.

Tahiri ka hedhur votën e tij në shkollën “Nuhi Gashi” në fshatin Bradash, derisa ka bërë thirrje tek qytetarët llapjanë që ta ushtrojnë të drejtën e votës.

“Uroj që kjo ditë të jetë e qetë dhe secili qytetar të ushtroj detyrën për të votuar. Presim që gjithçka të shkoj mirë. Vendimi i popullit të jetë ai që ata mendojë që të jetë më i miri. Pra, pres që i gjithë ky proces të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pres suksese për programin tim”, është shprehur ai për TV Llapi./Llapi.info