Lokale - eSIMy

Dy motra të mitura janë raportuar të zhdukura në Podujevë që nga dita e mërkurë, raporton Llapi.info.

“Fsh. Obrançë, Podujevë 13.10.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare (të mitura), janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info