Lokale - eSIMy

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministren e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se bashkë me ministren Hajdari kanë vizituar fabrikën “AMG”.

“Gjatë ditës sot jam takuar me minstren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari si dhe me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me to biseduam për procesin zgjedhor të 17 tetorit dhe projektet për të ardhmen që planifkojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të plotë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu me ministren Hajdari kemi realizuar një vizitë tek fabrika e ketchapit AMG, me pronar Afrim Fazliu, i cili është një ndërmarrës shumë i suksesshëm”, ka shkruar ai.