Lokale - eSIMy

Kryetari i VV-së, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Podujevë, për t’i dhënë përkrahje kandidatit të kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për kryetar të kësaj komune.

Kurti e Bulliqi janë pritur në masë të madhe nga qytetarët llapjanë, ndërkohë që Kurti ka thënë se fitorja e nëntorit në Podujevë duhet t’i paraprijë edhe asaj më 17 tetor.

“Entuziazmi pa kufi po kthehet në çdo gjë: Në kulturë, rini, arsi, shëndetësi, por edhe në sport. Kur fitoj Shpejtim Bulliqi pa balotazh edhe Llapi u bë kampion në futboll. Siç keni fituar në nëntor pa balotazh, edhe më 17 tetor pa balotazh”, ka thënë Kurti.