Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për media ka folur për aksionin e sotshëm në Veri.

Sveçla u shprehë se ky aksion është në vazhdën e angazhimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton Reporteri.net.

“Aksioni i sotshëm në 4 rajone të ndryshme rezultoi I suksesshëm në sekuestrimi e mallrave dhe në arrestimin e personave që janë marrë me kontrabandimin e tyre.”

“Ky aksion është në vazhdën e angazhimeve në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara. MPB me agjencitë e saj ekzekutive dhe institucionet mbështetëse nuk do të toleroj nga askush që në asnjë moment të minoj rendin dhe sigurinë publike në asnjë cep të Kosovës”, u shprehë ministri fillimisht.

Ai bëri thirrje që personat që sulmuan dhe lënduan 8 zyrtarët policor sot në aksion, të sillen para drejtësisë.

“Të gjithë personat përkatësisht përkatësive etnike, politike apo religjioze e të cilët janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me forcën e ligjit. 8 zyrtarë policor janë të lënduar nga ky aksion, unë këtyre 8 zyrtarëve i uroj shëndet, shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë. Ndërsa ftoj autoritet përgjegjëse që kryerësit e sulmit ndaj personave zyrtarë të sillen para drejtësisë”, u shprehë ministri Sveçla.