Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se incidentet e dhunshme në Veri duhet të ndalen menjëherë.
Tutje, ai ka konsideruara se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell, njofton Klankosova.tv.
Njësia Speciale e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion për kontrabandë të mallrave në disa lokacione të vendit përfshirë rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës së Jugut e Veriut.
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021






