Lokale - eSIMy

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Rashkë për një takim urgjent me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Kjo u konfirmua për Tanjug në Presidencën e Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen pas operacionit të Policisë së Kosovës në disa lokacione të Kosovës kundër kontrabandës me mallra.

Sipas RadioKontaktPlus, të paktën gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, derisa njëri është në gjendje më të rëndë.