Lokale - eSIMy

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës është një tjetër provokim nga Kurti.

Ai ka thënë që për këtë e ka informuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sot, Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një aksion kundër kontrabandës në katër rajone si Prishtina, Peja, Mitrovica e Jugut dhe Veriut.