Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe humanisti Elvis Naçi, kanë takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se në këtë takim është diskutuar për projektet për të ardhmen në Podujevë.

“Nga takimi sot me kryeministrin, Albin Kurti, dhe humanistin e madh, Elvis Naçi, ku diskutuam për punët dhe projektet për të ardhmen në Podujevë. Mbështetja e kryeministrit, na shton kurajon për punët e mira që e presin komunën dhe vendin tonë”, ka shkruar Bulliqi.

Dje, Bulliqi dhe Naçi kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e lagjes për familjet në nevojë në Podujevë, projekt ky që ka shifrën e një milion eurove./Llapi.info