Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Elvis Naçin nga fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë  vënë gurthemelin për ndërtimin e lagjes për familjet në nevojë në Podujevë, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, imami Naçi, duke falënderuar pronarët e tokës, të cilët dhuruan pronën për ndërtimin e këtij projekti, ka shtuar se qëllimi ka qenë që të bëhet diçka e mirë në Kosovë.

“Kemi biseduar edhe më përpara për një bashkëpunim pozitiv. Janë krijuar kushtet për këtë. E kemi pasur qëllimin të bëjmë diçka në Kosovë dhe na ra që ky investim të bëhet në Podujevë. Na u shtua mirësia mbi mirësinë, pasi i zoti i tokës e ka dhuruar arën për këtë ndërtim”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ndihen të privilegjuar që ky ndërtim nga fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i pari në Kosovë, të realizohet në Podujevë.

“E falënderojmë hoxhën Elvis Naçin dhe familjen Stublla për dhurimin e tokës. Sot e kemi vënë këtë gurthemel për ndërtimin e këtyre shtëpive për nevojtarët. Falënderoj shqiptarët për ndihmën që po dhurojnë. Është projekti i parë nga fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët në kuptimin e madhësisë në Kosovë. Jemi të privilegjuar që si Komunë, ky projekt të nis këtu. Besoj që me këto shtëpi do ta zbusim më shumë për familjet për të gjetur zgjidhjen e strehimit”, ka thënë Bulliqi.

Kurse, pronari i tokës ku do të realizohet ky projekt, ka thënë se dhurimi i pronës ka qenë në mënyrë vullnetare, në mënyrë që, siç ka thënë ai, për të mirën e qytetarëve llapjanë.

Në këtë ceremoni morë pjesë edhe kryetari i BIK-ut në Podujevë, Mensur Hoti, imami i xhamisë së qytetit, Idriz Bilalli, deputetë dhe qytetarë të tjerë./Llapi.info

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

No description available.

No description available.

No description available.