Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë katër automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se veturat nga ky aksident janë futur në një market./Llapi.info






