Lokale - eSIMy

Policia ka ndaluar disa persona në raste të ndara për kontrabandë me dru, raporton Llapi.info.

Nga këto raste janë konfiskuar automjete të ngarkuara me dru, ndërkohë që janë intervistuar disa persona.

“Dumnicë e Epërme, Podujevë 06.10.2021 – 5:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar , në traktor kishte të ngarkuar dru dhe vinte nga territori i Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës. Me konsultim të prokurorit traktori me dru është ndaluar përkohësisht në terminalin doganor ndërsa personi është liruar.

Dumnicë e Epërme, Podujevë 06.10.2021 – 5:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar, në traktor kishte të ngarkuar dru dhe vinte nga territori i Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës. Me konsultim të prokurorit traktori me dru është ndaluar përkohësisht në terminalin doganor ndërsa personi është liruar.

Fsh. Sllatinë, Podujevë 06.10.2021 –14:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur disa persona duke prerë dru në brezin kufitar, në vendin e ngjarjes kanë takuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar. Janë konfiskuar dy motor shara dhe pesë radiolidhje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info