Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar se është i lumtur që problemet në veri të Kosovës janë kapërcyer.
Këto komente ai i bëri në Brdo të Sllovenisë ku po i zhvillon punimet samite BE-Ballkani Perëndimor.
Nga atje, kryediplomati evropian tha se tani duhet vazhduar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv
“Jam i lumtur të shoh që janë kapërcyer disa vështirësi në kufirin në veri të Kosovës ditët e fundit, dhe tani duhet të vazhdojmë procesin e dialogut për të zgjidhur problemet midis vendeve kandidate”
Ai mes tjerash deklaroi se “në rrugën drejt Evropës , dallimet duhet lënë mënjanë dhe të vazhdohet me reformat”.






