Lokale - eSIMy

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ku janë përfshirë katër persona, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, një person është lënduar, ndërkohë që janë arrestuar katër të tjerë. Kështu ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Rr. Ilir Konushevci, Podujevë 05.10.2021-12:50.   Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër  të dyshuarit meshkuj  kosovarë dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Duhet theksuar se javët e fundit janë rritur incidentet e tilla, ku ditë më parë ka pasur edhe therje me thika./Llapi.info