Një punëtor i postës së shpejtë ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar dy persona kanë tentuar të grabitin, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet.
“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 04.10.2021 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në postën e shpejtë, dy persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje. Viktima ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info






