Lokale - eSIMy

Ka përfunduar meremetimi i banesave në qendër të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka publikuar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shihet se këto banesa kanë marrë pamje të re, tek pas rinovimit të tyre.

“Jam shumë i lumtur me pamjen e re të objekteve banesore në qytet pas intervenimit të bërë nga ana jonë si institucion lokal. Këto objekte ishin me gjendje jo të mirë dhe nuk plotësonin standardet për jetesë, dhe fatkeqësisht në këtë gjendje ishin tash e sa vite. Objektet banesore tani po marrin pamje krejt tjetër, dhe ne po synojmë përmes këtyre projekteve të përmirësojmë kushtet e jetesës për qytetarët tanë në banesa kolektive.
Në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore përfshihen: intervenimi në rregullimin e pullazeve të vjetruara, fasadimi, izolimi, rregullimi të ndriçimit nëpër hyrje dhe koridore si dhe sipas nevojës ndërrimin e dritareve ndriçuese, si dhe shërbime tjera në bazë të nevojës së objektit”, ka shkruar Bulliqi.

Meremetimi i këtyre banesave kolektive në Podujevë ka nisur në muajin gusht./Llapi.info