Disa banorë të fshatit Dumosh të Komunës së Podujevës të cilët jetojnë dhe veprojnë ne Zvicër e kanë hapur një shoqatë humanitare me emrin “Dumoshi”.
Me këtë iniciativë këta po synojnë të mbledhin mjete të cilat do t’i dërgojnë dhe investojnë në vendlindjen e tyre.
Investimet do të bëhen kryesisht në hapësira publike, mirëmbajtjen e varrezave, ndriçim publik, mbjelljen e drunjve dekorativ e bursa për studentët e dalluar.
Me këtë iniciativë këta po synojnë që të gjitha mjetet e siguruar të mbesin brenda fshatit.
Shumë shpejt pritet që një nëndegë e shoqatës të hapet edhe në Gjermani ndërsa për t’u anëtarësuar është vendosur një çmim prej 100 euro shumë kjo e cila do të dërgohet ne vendlindje.






