Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lebanë, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info






