Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Podujevë-Prishtinë, konkretisht në rrugën “Gryka e Llapit”, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij vetë-aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Kështu thotë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30,në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 57 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info







