Lokale - eSIMy

Sot rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje në një market në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, saktësisht në një market.Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë  grabitur një sasi parash, nga  punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ahmeti potencoi se deri tani nuk është  raportuar për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.