Lokale - eSIMy

Sot pritet të marrë fund barrikadimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dy ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.

Serbët ende nuk kanë larguar kamionët, por vetëm kanë zhvendosur ato në njërën korsi të rrugës, transmeton Telegrafi.

Situata raportohet të jetë e qetë deri këto momente, ndërkaq serbët kanë kohë deri në ora 16:00 që të largojnë barrikadat.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar që dy javë këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Ndryshe, më 30 shtator Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa.