Ehati Miftaraj nga KDI e ka vlerësuar si të suksesshme për Kosovën marrëveshjen e arritur sot në Bruksel palës kosovare dhe asaj serbe për situatën në veri dhe targat.
“Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qendrimet lidhur me dialogun ne te kaluaren nga partia ne pushtet, marreveshja e arritur eshte sukses per Republiken e Kosoves. Vuçiq nje jave me heret kerkonte lufte, sot iu kthye kerkeses per paqe! EU dhe USA duhet qe kete fakt mos ta harrojne dhe kalojne ne heshtje”, ka shkruar ai në Facebook.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targat mes dyja palëve.
“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Sipas marrëveshjes të arritur sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.






