Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzimin e situatës mes të dyja vendeve.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se me 2 tetor do të filloj largimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadave të vendosura në Jarinje dhe Bërnjak.
Ai ka treguar se Njësia Speciale dhe protestuesit do të kenë tetë orë për t’u larguar nga veriu, ndërkaq ka shtuar se KFOR-i do të jetë i pranishëm gjatë tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë dhe do të qëndroj aty edhe dy javë më pas.






