Një tjetër operacion i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Podujevë, ku është arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve zyrtare, shkruan Llapi.info.
Kështu ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’e ka bërë të ditur lokalin ku është zhvilluar ky operacion.
“Pas hetimeve të zhvilluara njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne koordinim me prokurorinë themelore kanë realizuar një operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij janë sekuestruar dëshmi të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Duhet theksuar se edhe gjatë së martës është arrestuar një tjetër person për falsifikim të dokumenteve./Llapi.info






