Lokale - eSIMy

Situatë, është e njëjtë edhe në ditën e 9 të vendosjes së reciprocitetit për targat.

E gjendja në Jarinjë e Bërnjak ishte temë diskutimi edhe të martën në Prishtinë, në takimin në mes ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sfeqla e homologut austriak Karl Nehammer.

Duke e përgëzuar Qeverinë e Kosovës për ruajte të qetësisë, Nehamer, tha se atje po intervenohet me profesionalizëm.

“Dhuna nuk është mjet politikë. Në fazën që ndodhemi tani unë mund të përsëris që procesi po ec mirë, mirëpo më e rëndësishmja në situata të tilla është që mos të provokohemi dhe këtë qetësi është duke e ofruar Qeveria e Kosovës”.

Homologu austriak, i tha Sfeçlës se Austria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

“Për mua personalisht është nder që jam këtu, Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej”.

Ndërsa, shefi ministri i Brendshëm kosovar, duke e falënderuar kolegun e tij për mbështetjen tha se njësia speciale nga atje do të largohet kur nuk do të ketë më nevojë për të.

“Në momentin që do të përfundojë nevoja për mbështetje nuk kemi nevojë që Policia e Njësisë Speciale të qëndroj aty , dhe kjo do të duhej të përfundonte sa më shpejtë dhe kjo do të ndodhë kur rendi dhe ligji sundon në atë zonë .Ne përshëndesim gjithë ndihmën që KFOR dhe EULEX po na jep në këto momente”.

Sfeçla, po ashtu përsëriti fjalët, që kjo po bëhet jo për ta provokuar popullin serb por për mirëqenie të të gjithë qytetarëve të Kosovës.