Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tetë persona. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bëtë të ditur se vetëm gjatë së hënës në nivel vendi kanë ndodhur 63 aksidente, prej tyre, 20 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info