Lokale - eSIMy

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në shtetin e Montanas, ShBA.

Disa pjesë të trenit “Amtrak Empire Builder” dolën nga shinat rreth orës 16:00 me orën lokale pranë qytetit të Joplinit.

Nga “Amtrak” thanë se kishte rreth 141 pasagjerë dhe 16 ekuipazh në bordin e shërbimit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Në një postim në Twitter, senatori shtetëror, Steve Daines, tha se ai po e monitoron nga afër këtë situatë.

“Unë jam mirënjohës për personat e parë që janë në vendngjarje dhe lutem për sigurinë e të gjithë të përfshirëve”, ka shtuar ai.

Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim mbi incidentin.