Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë, një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi vetura të cilën po e drejtonte ai si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerë në veturë.






