Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë me COVID-19, kurse janë shëruar 89 pacientë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë ka rënë në 204.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,206. Deri tash janë raportuar 91 viktima, kurse 6,911 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 88 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.704 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 651 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,793 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,931 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 152,062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800./Llapi.info