Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë me COVID-19, kurse janë shëruar 4 pacientë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë ka rënë në 285.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,198. Deri tash janë raportuar 91 viktima, kurse 6,822 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 84 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.823 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 786 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,705 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,923 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 151,411. Në total numri i rasteve aktive është 5.371./Llapi.info






