Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për buxhetin e vitit 2022 në Podujevë janë ndarë 23 milionë e 400 mijë euro, i cili, sipas tij, është më i lartë në krahasim me vitet paraprake, raporton Llapi.info

Ai ka thënë se kanë nisur procedura e ndërtimit të urgjencës së qytetit, i cili, siç ka thënë ai, do të jetë tek ish-hoteli “Besiana”, teksa ka shtuar se për herë të parë ka nisur procedura edhe për ndërtimin e çerdhes së dytë publike.

“7 milionë euro për investime kapitale. Nëa arsim, shujta për fëmijët prej 1 deri në klasë të pestë. Kemi paguar transportin për mësimdhënës. Kemi rritur buxhetin në shëndetësi dhe infrastrukturë. Jemi komuna e parë që i plotësojmë kushtet për barnat esenciale. Kemi ndarë 100 mijë euro për ndërtimin e çerdhes të dytë publike. Kemi investuar në biblioteka dhe kabinete”, ka thënë Bulliqi.

“Ne do të bëjmë ndërtimin e urgjencës së qytetit. Jemi në negociata në vlerë 1 milion euro. Do të punojmë në digjitalizimin dhe për hemodializën e qytetit. Dyfishimin e fondeve për pacientë të prekur me sëmundje kronike. Kemi rritur buxhetin në Shëndetësi”, ka thënë ai në RTK./Llapi.info